Zyrtare: Botërori 2022 do të luhet gjatë dimrit!

FIFA ka zyrtarizuar lajmin se Kupa e Botës 2022 do të mbahet nga 21 Nëntori deri më 18 Dhjetor.

Normalisht se kjo do të paraqes disa probleme duke marë parasysh faktin se gjatë kësaj periudhe zhvillohen edhe kampionatet më prestigjoze europiane, por FIFA dhe UEFA do të përkujdesen që gjithçka të shkoj siq duhet.

Dihet se Botërori 2022 mbahet në Katar dhe fakti se do të luhet nga 21 Nëntori deri më 18 Dhjetor lidhet edhe me temperaturat e larta që mbizotërojnë atje./veqsport.com/