Griezmann ia kthen Courtois: A mendon ai se luan futboll të Barcelonës te Chelsea?

Thibaut Courtois ishte me plotë kritika ndaj Francës pas eliminimit nga gjysmë-finalja e Botërorit.

Portieri belg i Chelseat kishte deklaruar se Franca është një ekip anti-futboll pasi u mbrojt gjatë tërë kohës.

E sot Antoine Griezmann nuk e la pa ia kthyer përgjigjen portierit belg: ”A mendon Thibaut Courtois se luan futboll të Barcelonës te Chelsea? Nuk më intereson fare se si, por vetëm e dua yllin e dytë në këtë fanelë”, përfundoi francezi./veqsport.com/