Era në Moskë: Golat e shqiptarëve të Zvicrës ndaj Serbisë momenti më i mirë i Botërorit (VIDEO)

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam mbajtën sot konferencën e cila i’u kushtua ceremonisë së mbylljes së Kampionatit Botëror Rusia 2018 ku të tre artistët do të performojnë në finale këngën zyrtare të këtij evenimenti.

E në pyetjen se cili ishte momenti më i mirë dhe i paharrueshëm i këtij Botërori, artistja jonë u përgjigjë: ”Për mua momenti më i paharrueshëm ishte kur luajti Zvicëra, ishin dy shqiptarë që shënuan gola, dy shqiptarë po luanin dhe që të dy shënuan. Jam ndjerë për mrekulli”.

Era ndër të tjera tha se ndjehet e lumtur dhe krenare që ka marë pjesë në këngën zyrtare të këtij kompeticioni madhështor dhe se ndjehet mjaftë e mirëpritur edhe në Moskë./veqsport.com/