Chelsea zyrtarizoi shkarkimin e Contes me 52 fjalë, e as nuk e falenderoi fare!

Skuadra e Chelseat para pak çasteve ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit italian, Antonio Conte.

E ajo çfarë i ka rënë në sy mediave është fakti se skuadra angleze përdori vetëm 52 fjalë në deklaratën e shkarkimit të italianit e as nuk e falenderoi për titullin e Premier League apo FA Cup të fituar.

Vendin e tij do ta zë, Maurizio Sarri që do të zyrtarizohet gjatë ditës së sotme./veqsport.com/