Neymar ëndërra e Perez, por edhe Hazard është opsion

Real Madridi pjesën tjetër të kësaj merkatoje verore do ta kaloj duke tentuar ta gjejë zëvendësuesin adekuat të Cristiano Ronaldos që për 100 milionë funte u transferua te Juventus.

E mediat spanjolle sot raportuan se transferimi i ëndërrave për presidentin e Los Blancos, Florentino Perez është Neymar.

Problem për Realin nuk është vetëm çmimi, por edhe bindja e PSG për ta lejuar largimin e lojtarit brazilian.

Opsion tjetër serioz është edhe lojtari i Chelseat, Eden Hazard./veqsport.com/