Emery dëshiron qëndrimin e Ramsey

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery ka deklaruar se është i kënaqur me angazhimin e Aaron Ramsey deri më tani në stërvitje dhe se dëshiron qëndrimin e tij.

”Jam shumë i lumtur me atë. Çdo ditë, çdo seancë stërvitore ai ka ambicie të cilat unë i dua”

”Dua të vazhdoj të punoj me atë. Kontrata e tij është pyetje më shumë për klubin dhe për lojtarin. I kam treguar Raul, Sven dhe Ivan se ai është lojtar i rëndësishëm për mua”, u shpreh Emery./veqsport.com/