Sarri dhe Jorginho te Chelsea

Skuadra e Chelseat më në fund pritet të aktivizohet në këtë merkato verore.

Blutë nga Londra kanë arritur marrëveshje me Napolin për trajnerin Maurizio Sarri, por edhe për mesfushorin italian, Jorginho që do të kushtojnë 65 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i Napolit, De Laurentis që tha se Jorginho zgjodhi Chelsean para Cityt sepse dëshiron të jetoj në Londër./veqsport.com/