Kroacia e jashtëzakonshme në finale, England is going home!

Përfaqësuasja e Kroacisë me një performancë të jashtëzakonshme ka arritur ta siguroj finalen e madhe të Botërorit 2018.

Kroatët mundën në gjysmë-finale Anglinë me rezultat 2-1 pas lojës shtesë në një ndeshje tejet emocionuese dhe me atmosferë të zjarrtë.

Albionët kaluan herët në avantazh pas golit të Trippier nga gjuajta e lirë në minutën e 5-të.

Megjithatë Kroacia nuk u dorëzua asnjë çast dhe me golat e Ivan Perisic dhe Mario Mandzukic në minutat 68 dhe 109-të siguroi finalen e cila zhvillohet të dielën ndaj Francës./veqsport.com/