Fulhami vazhdon bisedimet për Serin

Skuadra e Fulhamit po vazhdon bisedimet me skuadrën franceze, Nice për shërbimet e Jean-Michael Seri, bëjnë të ditur burimet e Sky Sports.

Klauzola e lojtarit është 35 milionë funte e cila skadon të dielën, kurse Fulham është gati të paguajë vetëm 18 milionë funte që e vë në dyshim një transferim të mundshëm.

Për mesfushorin e Bregut të Fildishtë interesim ka shprehur edhe Chelsea./veqsport.com/