Emery: Guendouzi pjesë e skuadrës së parë

Arsenali sot ka zyrtarizuar transferimin e mesfushori të talentuar francez, Matteo Guendouzi nga Lorient për 8 milionë euro plus bonuse.

E trajneri i Gunners, Unai Emery ka bërë të ditur se e sheh Guendouzin si të gatshëm për ta ndihmuar skuadrën e parë pavarsisht se ai ka vetëm 19 vjetë.

”Guendouzi dëshiron të mësoj dhe të përmirësohet dhe do të jetë lojtar i rëndësishëm i skuadrës së parë. Jemi të kënaqur që ai u bashkua me ne pasi shumë klube ishin interesuar për atë. Ai vërtetë ka një potencial të madh”, u shpreh Emery./veqsport.com/