Zyrtare: Ronaldo lojtar i Juventusit

Real Madridi edhe zyrtarisht ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos.

Njëri nga futbollistët më të mirë të gjitha kohërave largohet si legjend e Real Madridit për ta vazhduar aventurën e tij te Juventus.

Transferimi i portugezit i ka kushtuar Zonjës së Vjetër 105 milionë euro./veqsport.com/