Franca në finale të Botërorit

Përfaqësuasja e Francës ka arritur fitore minimale, por të mjaftueshme ndaj Belgjikës për të arritur finalen e Botërorit Rusia 2018.

Ndeshja ishte në përgjithësi e barabartë, me trekolorët që në fund arritën fitoren e madhe.

Goli i vetëm në këtë takim u realizua nga Samuel Umtiti i cili u gjend më së miri në zonë pas harkimit nga këndi të Antoine Griezmann për 1-0.

Franca do ta kuptoj nesër mbrëma kundërshtarin e finales së madhe nga takimi Angli – Kroaci./veqsport.com/