Henderson mund të mungoj ndaj Kroacisë

Anglia mund të mbetet pa mesfushorin, Jordan Henderson në ndeshjen gjysmë-finale të së mërkurës ndaj Kroacisë.

Kapiteni i Liverpoolit ka probleme me një lëndim që nuk është serioz, por mund të bëj që ai të mos luaj nga fillimi ndaj Kroacisë.

Mjekët e përfaqësueses së Anglisë kanë konfirmuar se duhet të jenë shumë të kujdesshëm me Henderson në seancat e ardhshme stërvitore në mënyrë që ai mund të luaj të mërkurën mbrëma./veqsport.com/