Hazard lojtari më i mirë në Botëror deri më tani

Eden Hazard po vlerësohet si lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror 2018 deri më tani.

Kapiteni i përfaqësueses së Belgjikës ka treguar paraqitje fantastike në të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani e këtu nuk bën përjashtime as dueli çerek final ndaj Brazilit ku për shumë analistë ishte më i miri në fushë.

Whoscored e ka vlerësuar anëtarin e Chelseat me notën 8.56 për ndeshjet e luajtura deri më tani, më shumë se  çdo lojtar tjetër./veqsport.com