“Botërorin pa Brazilin nuk e sheh njeri”

Botërori ka humbur me radhë kampionët në “Rusi 2018” dhe Bobo Vieri mendon se ky kompeticion nuk është i njëjtë pa prezencën e Brazilit. Ai thotë se askush nuk do ta shikojë më Botërorin dhe bën një analizë për humbjen ndaj Belgjikës.

brazili

“Sigurisht që do t’ia vënë fajin Nejmarit. Një Botëror pa Brazilin, nuk është mirë. Tani besoj nuk do ta shohë njeri. Për mendimin tim, është kombëtarja më e fortë në botë, pavarësisht se u eliminua. E vetmja gjë që do të ndryshoja ishte aktivizimi i Firminos nga fillimi, por nëse Tite do të largonte Nejmarin, atëherë i bie të jetonte në një tjetër planet. Franca dhe Brazili kanë grupin më të fortë të lojtarëve, por nuk e fitojnë gjithmonë më të fortët.

Lukaku? Është pak a shumë si unë, por nuk isha kaq i shpejtë”, tha Vieri duke qeshur. Më tej, ai foli edhe për Mbapenë. “Është lojtar i fortë dhe mund të bëhet nga më të mirët në botë, por mos e krahasoni kurrë me fenomenin Ronaldo. Ai ishte i një kategorie tjetër dhe nuk krahasohet me këta lojtarë”, përfundoi ish-sulmuesi i Interit.