Perez kërcënon CR7: E lë të lirë vetëm nëse thotë të vërtetën e largimit

Një divorc kaq i papritur mes Real Madrid dhe Cristiano Ronaldo duket se ka tronditur të gjithë, duke krijuar edhe polemika e akuza. Tifozët e “los blancos” e konsiderojnë sulmuesin portugez si idhullin e tyre dhe po fajësojnë presidenti Florentino Perez për këtë largim të CR7 te skuadra e Juventusit. Nga “frika” e kërcënimit të tifozëve, presidenti ka lëshuar një deklaratë të fortë.

Dua të di se përse Ronaldo po largohet. Nëse dëshiron të ikë, e ftoj që ta bëjë këtë gjë publikishtNëse do ta bëjë këtë gjë, do ta lë të lirë. Unë dua që të jetë vetë futbollisti ai që ta shpjegojë arsyen e këtij divorci, duke marrë përsipër ai përgjegjësitë”, ka deklaruar presidenti Florentino Perez.

Duke se tifozët dhe mediat spanjolle e konsiderojnë presidentin fajtor që nuk e mbrojti në çështjen e detyrimeve, ndaj dhe Ronaldo kërkoi 30 milionë euro në sezon. “Marrëdhënia mes nesh ka kohë që është e tensionuar”, ka pranuar Perez, që duket se ka vendosur të ulë edhe klauzolën e largimit të sulmuesit portugez në 120 milionë euro. Ndaj dhe Juventus është hedhur në sulm për ta sjellë 5 herë fituesin e Topit të Artë në Torino, duke i bërë një ofertë të parë Realit.