Kërcënohen me vdekje Bacca dhe Uribe pas humbjeve të penalltive

Tradita kolumbiane e kërcënimit të lojtarëve që humbin penalti në ndonjë ngjarje madhore ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Futbollistët kolumbian Carlos Bacca dhe Mateus Uribe morën kërcënime me vdekje nga tifozët pas humbjes së penalltive në eliminimin nga Anglia.

Uribe goditi shtyllën horizontale gjersa goditjen e Baccas e priti portierin, Jordan Pickford, pas së cilës morën shumë mesazhe në Twitter të tilla si “Ju jeni të vdekur”, “Mos u kthe në tokë”, “Ne ju urrejmë”, “Ju keni luajtur lojën e fundit”.

 Para tyre, shoku i ekipit Carlos Sanchez mori mesazhe të ngjashme për shkak të një kartoni të kuq në humbjen e Japonisë në fazën grupore të botërorit në Rusi.Kërcënimet janë kuptuar seriozisht në Kolumbi, sepse, 24 vjet më parë, pasi u kthyen atdhe me të përfunduar Kupa e Botës në Shtetet e Bashkuara, Andreas Escobar u qëllua për vdekje, sepse kombëtarja e përfundoi garën.

 Policia kolumbiane mori seriozisht kërcënimet ndaj futbollistëve dhe filloi hetimet gjithëpërfshirës në mënyrë që tragjedia të mos përsëritet.Ndryshe, takimi mes këtyre dyja kombëtare në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 1-1, gjersa në penalti triumfoi Anglia me rezultat 4-3.