Cavani në fushë me Francën

Edinson Cavani është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe padyshim njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të Uruguait.

Ai në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë shënoi dy herë duke e dërguar skuadrën e tij në çerekfinale.

Por në minutat e fundit ai e lëshoi fushë, pasi ndjente dhimbje në kofshën e këmbës.

Sulmuesi i PSG-së nuk ishte stërvitur në ditët e fundit, ndërsa ishte parë duke çaluar një ditë pas ndeshjes me Portugalinë.

Kombëtarja e Uruguait e  ka publikuar një deklaratë për mediat, ku ka bërë të ditur rezultatet e kontrolleve të detajuara mjekësore.

Sulmuesi nuk ka këputje muskuli dhe ky është lajm zyrtar tashmë. Ai pritet të jetë i pranishëm në ndeshje me Francën.

Cavani nuk ka stërvitur kohën e fundit dhe trajnerin Washington Tabarez mund të mos e rrezikojë nga fillimi, por ta fus në pjesën e dytë.