Nuk festoi me shqiponjë, Adnan Januzaj tregon arsyen

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë festuar me shqiponjë në ndeshjen e Zvicrës përballë Serbisë. Shqiptarët më vonë morën edhe një dënim me gjobë nga FIFA për shkak të festës së tyre me simbolin tonë kombëtar. Por duket se nuk e ndjen të njëjtën gjë dhe Adnan Januzaj.

sei_19271330-e1530213949477

Ai ka thënë se janë dy anë feste ajo e futbollit dhe ajo politike. Kështu që ai zgjedh të festojë me bashkëlojtarët e tij. “Është gol me plot emocione, po festoj me fansat dhe bashkëlojtarët, por mendoj se janë dy fusha – ajo e futbollit dhe ajo politike. Unë i festoj golat me bashkëlojtarët e mi”, tha Januzaj.