‘Kolumbia janë të dobët’

Ish lojtari i Arsenalit tanimë analistë në Sky Sports, Paul Merson beson se rruga e Anglisë deri në gjysmë-finale do të jetë shumë e lehtë.

”E kam shikuar Kolumbinë dhe mund të them se Anglia nuk ka për çfarë të frikësohet”

”Ata janë të mirë në ndërprerje, por besoj se janë një përfaqësuese e dobët. Rruga deri në gjysmë-finale nuk do të jetë e vështirë, pas kësaj ndeshje do të takohemi me Suedinë ose Zvicrën, kam respekt për këto përfaqësuese, por nëse nuk i mposhtim nuk mund ta fitojmë Botërorin”, u shpreh Merson./veqsport.com/