Barcelona e interesuar për Willian

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit brazilian, Willian.

Willian kaloi një edicion mjaft të mirë individual me Chelsean e Antonio Contes, por e ardhmja e tij pritet të vendoset pas Botërorit 2018.

Daily Mail madje ka raportuar se blutë e Londrës kanë refuzuar një ofertë prej 50 milionë funteve të Barçës për Willian./veqsport.com/