Hidhet shorti i Wimbledon

Para pak çasteve është hedhur shorti i raundit të parë të evenimentit më të rëndësishëm të tenisit, Wimbledon.

Kampioni në fuqi dhe legjenda e gjallë e këtij sporti, Roger Federer mbrojtjen e titullit do ta nisë ndaj serbit, Dusan Lajovic.

Finalisti tjetër i vitit të kaluar, Marin Cilic do të përballet me Yoshihito Nishioka në raundin e parë.

Ja duelet kryesore:

Roger Federer vs Dusan Lajovic
Gael Monfils vs Richard Gasquet
Stan Wawrinka vs Grigor Dimitrov
Dominic Thiem vs Marcos Baghdatis
Andy Murray vs Benoit Paire
Daniil Medvedev vs Borna Coric
Rafael Nadal vs Dudi Sela

Wimbledon si zakonisht fillon më 2 korrik dhe përfundon me datën 15 të po këtij muaji./veqsport.com/