Wilder nuk e nënshkruan kontratën për t’u përballur me Joshuan, ja versioni i tij

Deontay Wilder nëpërmjet rrjeteve sociale është munduar të shpjegohet se pse nuk e ka nënshkruar kontratën e ofruar nga stafi i Anthony Joshua për të na dhuruar ndeshjen më spektakolare të boksit në këto vitet e fundit.

Sipas Wilder agjenti i Joshuas, Eddie Hearn vetëm se ka luajtur me atë dhe gjithë publikun duke u bërë kinse është i interesuar që ky duel të zhvillohet.

Wilder madje ka thënë se Joshua i frikësohet atij dhe se ai personalisht do vazhdoj të bëjë çmos që ky duel ndonjëherë të zhvillohet.

Në anën tjetër, Joshua pritet të përballet me Alexander Povetkin, pasi  bisedimet me Wilder dështuan./veqsport.com/