Ja me sa para do të i shpërblejnë përfaqësueset lojtarët e tyre nëse e fitojnë Botërorin

Federatat e Futbollit të përfaqësueseve pjesëmarrëse në Botërorin Rusia 2018 kanë ndarë bonuse për të shpërblyer lojtarët nëse arrijnë ta fitojnë titullin.

Federata e Futbollit të Anglisë ka ndarë 5 milionë funte bonuse ose 217 mijë funte për secilin lojtarë nëse arrijnë ta fitojnë titullin, kurse trajneri Gareth Southgate
do të shpërblehej me 1.5 milionë funte.

Skuadra e Belgjikës do të fitonte 9.2 milionë funte bonuse ose 400 mijë funte për secilin lojtarë.

Të përzgjedhurit e Brazilit do të fitojnë 750 mijë funte nëse triumfojnë në finale, kurse ata të Gjermanisë nga 350 mijë funte./veqsport.com/