Flamuri i Kosovës u ngrit në Fshatin Mesdhetar në Tarragona

Flamuri i Kosovës për herë të parë është ngritur në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.

Në ceremoninë e himnit të Kosovës dhe ngritjes së flamurit mori pjesë shefi i misionit të ekipit të Kosovës, Jeton Rudari.

Flamuri ynë u ngrit përkrahë 25 flamujëve të tjerë të shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Shigjetarët filluan përgatitjen e parë, nesër fillojnë garat

Ekipi i shigjetarëve të Kosovës, të cilët të mërkurën mbrëma arritën në Tarragona, sot kanë zhvilluar përgatitjen e parë me trajnerin Fehmi Bylykbashi. I pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Shigjetarisë së Kosovës, Agron Mala.

Të tre shigjetarët, Atdhe Luzhnica, Hazir Asllani dhe Ardita Zejnullahu, do të garojnë në disiplinën Recurve.

Komiteti Olimpik i Kosovës iu uron suksese garuesëve tanë.

Sot arrinë delegacioni i dytë i Kosovës

Pas shigjetarisë sot rreth orës 20:00, në Tarragona do të arrijë edhe delegacioni i dytë, të prirë nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj.

Pjesë e ekspeditës së sotme janë edhe ekipi i karatesë, notit, peshëngritjes dhe shenjëtarisë sportive, të cilët garat i fillojnë pas dy ditësh.

Herolind Nishevci, bartës i flamurit të Kosovës

Ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018 do të mbahet nesër (e premte), në stadiumin e Gimnastic Tarragona, duke filluar nga ora 21:00.

Bartës i flamurit të Kosovës do të jetë, karateisti, Herolind Nishevci, vendim ky të cilin e mori mbrëmë Bordi Ekzekutiv i KOK-ut, pasi ekipi i xhudos do të udhëtojë më vonë drejt Tarragonas.

Lojërat Mesdhetare mbyllen më 1 korrik.