Behrami merr pjesë në stërvitjen e fundit, Petkovic: Të premtën vendimi përfundimtar

A do të luajë apo jo Valon Behrami ndaj Serbisë? Kjo është dilema e madhe në kampin e kombëtares së Zvicrës.

Makthi i Neymarit u paraqit bashkë me ekipin në stërvitjen e fundit të ekipit.Ai sipas Blick mori pjesë normalisht në stërvitje duke punuar me të gjithë lojtarët, madje edhe duke qëndruar në mes në stërvitjet 8-2 të mbajtjes dhe rikuperimit të posedimit.

Vet tekniku Petkovic nuk e di ende nëse Behrami do të fillojë takimin ndaj Serbisë.

Foto: Getty Images

Ai thotë se një përgjigje për këtë do të dëshironte ta kishte qysh sot kur e dha prononcimin në konferencën për shtyp, por se duhet të presë deri nesër për ta konfirmuar një gjë të tillë.

“Do të doja ta dija edhe unë vet. Ne duhet të presim. Vetëm të premtën mund të them nëse do të ketë zëvëndësim në atë pozitë”, u shpreh Petkovic, i cituar nga Blick.

Zvicra përballet me Serbinë në duelin vendimtar që zhvillohet në Kaliningard.