Suedinë e ndihmon VAR-i për të mposhtur minimalisht Korenë e Jugut

Sërish sistemi VAR bëhet përcaktues në ndeshjet e Botërorit. Në takimin e Grupit F mes Suedisë dhe Koresë së Jugut gjyqtarit kryesor Aguilar iu desh të rishikonte pamjet filmike për të qenë i bindur se ndërhyrja e Min-Woo Kim ndaj Claesson ishte e gabuar. Granqvist nuk gabon nga pika e bardhë, duke realizuar golin e vetëm të skuadrës së tij.

Pikërisht ky episode vendosi fatin e kësaj ndeshjeje, që rezultoi më e vështirë sa parashikohej për përfaqësuesen nordike.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme në fazën mbrojtëse, duke studiuar më shumë njëra-tjetrën. Më pas vjen dominimi i Suedisë, por sulmuesi Berg humbi disa raste të pastra, derisa erdhi minuta e 64-t, kur Claesson fitoi penalltinë.

Suedia me këtë sukses ngjitet në krye me pikë të barabarta dhe golaverazh të njëjtë me Meksikën. Vështirësohet edhe më të tej cështja e kualifikimit për Gjermaninë, që duhet patjetër të fitojë me Suedinë për të vijuar në raundin tjetër.