Ky lojtar nuk do të jetë me pjesë e ekipit kroat në Botëror

Tashmë është zyrtare. Nikola Kaliniç është përjashtuar nga ekipi i Kroacisë. Sulmuesi i Milanit nuk do të jetë më pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Kroacisë, Zlato Daliç, përmes një konference të jashtëzakonshme për shtyp. “Ai ishte pjesë e skuadrës me Nigerinë, por tha se nuk është gati për lojë, ai nuk ishte i përgatitur as për Brazilin, ai nuk ishte gati edhe në stërvitje dje”, ka deklaruar Daliç..

kroacia

“Unë kam nevojë për lojtarë me shëndet të mirë dhe të gatshëm për lojë”, ka përfunduar ai.