Hierro: Zgjedhja ime ishte për shkak të rrethanave

Duket se zgjedhja e tij si dhe ajo e David de Geas në portë janë zgjedhje për shkak të rrethanave. Këtë e ka kuptuar më së miri trajneri i Spanjes Hierro. “De Gea ka gjithë besimin tonë. Kishte vetëm nevojë të qetësohej”, deklaroi në një konferencë për shtyp trajneri iberik.

hierro

Më pas Hierro foli edhe për Pike, i cili deklaroi se do të largohet nga ekipi kombëtar pas përfundimit të finaleve të Botërorit.

De Gea

“Ka momente dhe momente në karrierën e një futbollisti, por mendoj se kjo është diçka shumë personale”, tha Hierro, që bëri një koment edhe për detyrën që i ngarkuan në këtë botëror.

“Emri im u zgjodh nga rrethanat, jo për shkak të kurrikulumit tim. Nuk e them këtë me një modesti false, por ky është realiteti dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen dhe nuk kam si ta di”, përfundoi Hierro.