Belgjika “tregon dhëmbët” ndaj Panamasë, që reziston vetëm 45 minuta

Belgjika e nisi me këmbën e duhur eksperiencën në kampionatin botëror, teksa mposhti në debutim Panamanë, me rezultatin e thellë 3-0. Vendi nga Amerika Qendrore, që luante për herë të parë në finalet e një kampionati botëror, rezistoi vetëm në 45 minutat e para, të cilat u mbyllën me rezultatin 0-0.

Më pas ishte Dries Mertens që zhbllokoi rezultatin me një gol mjaft të bukur nga distanca, ndërsa Romelu Lukaku shënoi dy herë për të vulosur fitoren 3-0.

Gjithsesi, përtej fitores, Belgjika shfaqi probleme në fushën e lojës, veçanërisht në bashkëpunimin mes lojtarëve, që nuk ishte në nivelin e duhur për një skuadër pretendente.