Tottenham pranon ofertën 30 mln euro, zbulohet destinacioni i ri i Dembele

Tottenham Hotspur ka pranuar një ofertë prej 30 milionë eurosh nga një skuadër kineze e paidentifikuar për mesfushorin belg, Mousa Dembélé, raporton RMC.

Oferta është në të vërtetë 60 milion funte, duke përjashtuar taksat kineze, të cilat marrin 50% të çdo marrëveshjeje, transmeton Transferimet.net.

Mirëpo lojtari ka vendosur të presë deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Përveç skuadrës kineze, Juventusi duket se janë më të interesuarit, por nuk kanë bërë ende asnjë ofertë. 31-vjeçari ka 12 muaj të mbetur në kontratë dhe ‘Spurs’ duan të pranojnë ofertën nga Kina ngase nuk besojnë se do të marrin një më të mirë.

Pochettino poashtu është pajtuar me largimin e lojtarit, sipas raportimeve.