Tevez flet për blerjen e re të Interit: ‘Goditje’ e madhe në merkato

Carlos Tevez beson se Interi do t’a dashurojë Lautaro Martinezin, sulmues të cilin e transferoi nga skuadra argjentinase Racing.

“Çfarë lojtari është ai,” tha ish sulmuesi i Juventusit për Corriere della Sera, shkruan SYRI.net.

“Ai është i uritur, i pamëshirshëm dhe teknikisht i talentuar. Ai më kujton veten time disa vite më parë. Nga argjentinasit e rinj, ai është shumë më i mirë dhe mund t’a ndohmojë shumë Interin.”

“Neroazzurrët realizuan një goditje të fuqishme me blerjen e tij. Ata do t’a dashurojnë atë.”, ka përfunduar Tevrez.

Martinez do të bashkohet me Interin në një marrëveshje prej 25 milionë euro.  20-vjeçari që ka shënuar 17 gola në vetëm 25 paraqitje për Racing Club sezonin e kaluar.