Pranë zyrtarizimit! Arsenali gati dy transferta të bujshme

Skuadra e Arsenalit është pranë zyrtarizimit të dy transfertave.

Klubi nga Anglia është afër marrëveshjes me portierin Brend Leno dhe me futbollistin, Lucas Torreira.

Torreira, një mesfushor 22-vjeçar është i lidhur ngushtë për një kalim te “Topçinjtë” që një kohë të gjatë.

Londinezët do t’i ofrojnë plotë 30 milionë euro për ta siguruar futbollistin nga Uruguai.

Në anën tjetër, Leno shihet si zëvendësues ideal i Ospinas, i cili pritet të largohet nga “Emirates” gjatë kësaj merkatoje.

ImageImage