Ndryshon gjithçka, ish mbrojtësi i njohur merr drejtimin e Spanjës

Ish-mbrojtësi Fernando Hierro do të menaxhojë Spanjën në Kupën e Botës, pas shkarkimit shokues të Julen Lopetegui.Fernando Hierro, siç raportohet nga Federata Spanjolle e Futbollit, do të paraqitet para mediave i shoqëruar nga presidenti, Luis Rubiales, shkruan GazetaBlicPastaj, ai do të drejtojë ekipin në stërvitjen e tij të parë dhe të premten do të debutojë në Socchi në ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës kundër Portugalisë.

Federata Spanjolle e Futbollit ka thirrur mediat në orën 6:30 në dhomën e shtypit të stadiumit Krasnodar.Ish tekniku i Spanjës, Julen Lopetegui është shkarkuar nga presidenti i Federatës së Futbollit Spanjoll, pasi trajneri kishte arritur marrëveshje me Real Madridin dhe do t’i bashkohej galaktikëve pas përfundimit të Kupës së Botës.