Messi apo Ronaldo? Ja kë zgjedh fenomeni

Ish sulmuesi brazilian, Ronaldo de Lima lavdëroi dhe përshkroi cilësinë e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesit argjentinas, Messi.

“Me qëndrimin e tij të pabesueshëm, me mentalitetin e tij të pabesueshëm fitues, Cristiano Ronaldo është një lojtar unik”, tha ish futbollisti i Barcelonës dhe Real Madridit në një intervistë për ‘Sport Bild’.

Ronaldo de Lima gjithashtu ka folur edhe për cilësitë e jashtëzakonshme të Messit.

“Duhet të pranoj që Lionel Messi i jep magji edhe më shumë futbollit. Me driblimet e tij, me formën e tij, ai gjithmonë bën situata të habitshme në sulm”, shtoi 41-vjeçari.

Ronaldo fitoi Kupën e Botës në vitet 1994 dhe 2002 dhe është autori i 15 golave ​​në historinë e këtij kampionati