Lemar transferohet në La Liga

Sulmuesi i Monaco, Thomas Lemar ka vendosur të nënshkruajë për Atletico Madridin në ditët në vazhdim për një shumë prej afro 60 milionë euro.Lemar ishte një objektiv i njohur i Liverpoolit dhe Arsenalit, por sulmuesi tashmë ka vendosur të transferohet në La Liga pasi klubi njoftoi se një marrëveshje ishte arritur në llogarinë e tyre në Twitter, shkruan GazetaBlic‘AS Monaco dhe Atletico Madrid njoftojnë se kanë gjetur një marrëveshje në parim për transferimin e Thomas Lemar,’ thuhet një deklaratë të postuar nga Monaco.

“Të dy klubet do të vazhdojnë të punojnë në ditët në vijim, në mënyrë që të gjejnë një marrëveshje përfundimtare”.Monaco tashmë e ka shitur Fabinhon në Liverpool këtë muaj dhe ata kanë vendosur për të bërë fitime të mëtejshme me shitjen e Lemar.