Trajneri i njohur i thotë ‘PO’ Realit: Jam në dispozicion

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është ende në kërkim të trajnerit për të zëvendësuar Zinedine Zidane i cili dha dorëheqjen disa javë më parë.

Zidane ka pohuar tashmë se ai nuk do të kërkojë një klub të ri këtë verë, ndërsa Real Madridi ende po mendon se kush mund të jetë zëvendësuesi më i mirë për Zidane.

Gazeta spanjolle “AS”, pretendon se Jurgen Klopp dhe Clarence Seedorf po monitorohen nga Florentino Perez .

Seedorf refuzoi të përjashtonte një lëvizje të mundshme në Real Madrid duke pretenduar:

“Do të doja të isha trajner te Real Madridit do të ishte një nder për mua. Real Madridi është shtëpia ime dhe jam në dispozicion, por nuk dua të krijoj polemika”, ka thënë legjenda e Milanit.