Zidane tregon momentin më të keq tek Real Madridi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të largohet nga posti i madrilenëve.

Zizou ka thirur sot një konferencë për media, ku edhe konfimroi të ardhmen e tij, shkruan GazetaBlic

Trajneri i ‘Los Blancos’ ka lajmëruar largimin e tij nga Real Madrid pas tre fitoreve radhazi në Ligën e Kampionëve.

Gjatë konferencën për shtyp në të cilën mori pjesë edhe Florentino Perez, Zidane tregoi momentin më të mirë dhe më të keq të tij në vitet tek Real Madridi.

“Gjëja më e rëndësishme dhe më e bukur ishte kur Presidenti më solli për të luajtur në këtë klub të madh dhe për të trajnuar këtë klub”, tha fillimisht Zidane.

Ai më pas tregoi edhe humbjen më të keqe.

“Këtë vit, momenti më i keq është loja kundër Leganes”, përfundoi ai.