Vokrri tregon se kur do të jetë gati stadiumi i Prishtinës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur në një intervistë për Supersport, ku tha se nuk ka informata më të freskëta për stadiumin e Prishtinës.

Stadiumi në kryeqytet është duke u rinovuar qe dy vite dhe tashmë është në fazët finale të punëve, shkruan GazetaBlic

Ky stadium do t’i shërbejë ndeshjeve të Prishtinës dhe të Kombëtares së Kosovës.

Fadil Vokrri beson se Kosova mund të luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve në stadiumin e kryeqytetit.

“Ne nuk kemi informata ma të freskëta për stadiumin e Prishtinës. Ne shpresojmë që të kryhet sa më parë. Në shtator do të zhvillohen ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve”, tha Vokrri për Supersport.

Kosova ndeshjen e parë në Grupin 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve do ta zhvillojë më 7 shtator nga ora 18:00 kundër Azerbajxhanit në udhëtim. Kurse ndeshja e dytë e Kosovës do të zhvillohet kundër Ishujve Faraoe në shtëpi.