Vidal: Kjo është arsyeja pse mund të largohem nga Bayern Munchen

Arturo Vidal pranoi se ai mund të largohet nga Bayern Munchen, por futbollisti i kërkuar nga Interi dhe Napoli do ta bëjë diçka të tillë vetëm me synimin për të fituar Champions League.

Lojtari nga Kili, i cili mbushi 31 vjeç javën e kaluar është përfolur vazhdimisht për një rikthim në Serie A, ku luajti me Juventusin nga viti 2011 deri në vitin 2015.

“Kam ende edhe një vit kontratë në Gjermani. Jam i qetë, sepse e di vlerën time dhe dua të luaj në ndeshje të rëndësishme. Kam pasur shumë oferta dhe kjo është normale kur futbolli është në periudhë merkatoje, por është koha të mendohem gjatë dhe të zgjedh me qetësi”, tha Vidal.

Më pas, mesfushori shton: “Edhe mund të largohem nga Mynihu, menaxheri im Fernando Felicevich po merret me gjithçka. Personalisht jam i përqendruar te futbolli. Dua të luaj me një ekip që lufton për të fituar Champions League. Fitimi i titujve është ajo për të cilën luftoj”.