Ronaldo largohet nga Real Madridi? Zidane tregon të vërtetën

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane do të largohet nga posti i madrilenëve.

Zizou ka thirur sot një konferencë për media, ku edhe konfimroi të ardhmen e tij, shkruan GazetaBlic

Trajneri i ‘Los Blancos’ ka lajmëruar largimin e tij nga Real Madrid pas tre fitoreve radhazi në Ligën e Kampionëve.

Gjatë konferencës për shtyp Zidane tregoi se e ka të vështirë të përsërisë sukseset e arritura deri më tani dhe se kjo ka qenë arsyeja më e fortë e largimit të tij nga ekipi i Florentino Perezit.

Gjatë kohës kur ai ishte duke folur për media, Zidane u pyet edhe për një largim të mundshëm të Ronaldos nga Real. Trajneri francez refuzoi kategorikisht se Ronaldo ka luajtur ndikim në largimin e tij, por gjithashtu theksoi se Ronaldo nuk do të largohet nga madrilenët.

Zinedine Zidane fitoi nëntë trofe në Real Madrid, duke u bërë kështu trajneri i dytë më i suksesshëm në historinë e klubit. Miguel Munoz (15) është menaxheri i vetëm që ka fituar më shumë trofe.