Ky është lojtari i parë i Real Madridit që reagon për largimin e Zidane

Sergio Ramos është lojtari i parë që ka reaguar pas largimit të Zidane nga stoli i madrilenëve.

Zinedine Zidane ka njoftuar largimin e tij nga Real Madridi pak minuta më parë, shkruan GazetaBlic

Ish trajneri i Real Madridit ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme, me ç’rast edhe kumtoi lajmin për largimin e tij nga ‘Los Blancos’. Gjatë konferencës ishte i pranishëm edhe Florentino Perez – i cili tha se ky vendim ishte krejtësisht i papritur.

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos i ka uruar të gjithë të mirat ish trajnerit të tij dhe e ka falënderuar atë për gjithçka.

“Mister, si lojtar dhe tani si trajner, keni qenë fantastik. Faleminderit për dy vjet e gjysmë futboll, punë, dashuri dhe miqësi. Ke qenë një nga kapitujt më të suksesshëm në historinë e klubit tonë të dashur”, ka shkruar Ramos.