Dramë te Reali, shikoni çfarë bën Bale pas largimit të Zidane

Në urdhërat e francezit, autori i dy golave në finalen e Kievit nuk pati hapësirat e duhura.
Kartat janë vendosur në tavolinë.Gareth Bale i ka dhënë leje agjentit të tij, Jonathan Barnett, për të folur, para së gjithash, me Real Madridin, për vlerën dhe mënyrën e përdorimit të ij në ekip, dhe së dyti për të ardhmen e tij. Por takimi nuk do të mbahet për të paktën dy javë, kështu që spekulimet do të vazhdojnë të plotësojnë faqet e gazetave.

Bale nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe klubi i bardhë ka këmbëngulur në muajt e fundit se nuk do ta shesë. Por hapi tjetër për t’u marrë do të varet nga mënyra se si do të shkojnë bisedat ndërmjet agjentit të uellsianit dhe José Ángel Sánchez, menaxherit të përgjithshëm të klubit.Largimi i trajnerit Zinedine Zidane, gjithsesi, mund të konsiderohet një lajm i mirë për Bale, sepse mund të jetë pikë referimi për trajnerin e ardhshëm. Në urdhërat e francezit, autori i dy golave në finalen e Kievit nuk pati hapësirat e duhura.