Zbulohen detaje: Ja pse Mbappe refuzoi 180 milionë euro nga Real Madrid

Ylli francez Kylian Mbappe e refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar Real Madridit në mënyrë që të qëndronte në Ligë 1 duke kaluar te Paris Saint-Germaini, sipas zëvendëspresidentit të Monacos, Vadim Vasilyev.

Mbappe iu bashkua PSG-së nga Monaco si i huazuar pasi doli në skenë me një formë të shkëlqyer në sezonin 2016/17 të Ligës së Kampionëve duke i ndihmuar skuadrës franceze të shkojë deri në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi francez pritet ta kompletojë kalimin e përhershëm te PSG-ja për 180 milionë euro para fillimit të sezonit të ri, edhe pse ai ka mundur të transferohej diku tjetër.

“Mbaj mend ne po stërviteshim kur morëm telefonatën nga Real Madridi dhe e pranuam ofertën prej 180 milionë euro për Mbappen”, ka thënë Vasilyev.

“Më vonë e pashë atë dhe i thashë ‘e kemi marrë një ofertë që ishte e pamundur ta refuzonim nga klubi i ëndrrave tua prandaj më thuaj cila është përgjigja juaj’. Ne kurrë nuk kemi dashur të vendosnim për të, sepse i takonte atij të vendoste për të ardhmen e vet”, shpjegoi ai.

“Ai më tha se dëshira e tij ishte të shkonte te PSG-ja dhe pas kësaj, ka pasur shumë detaje për t’i zgjidhur saqë deri në momentet e fundit dyshoja se marrëveshja do të arrihej”, shtoi ai.