Neymar befason Real Madridin: Dua të luaj për këtë super trajner!

Neymar ka thënë se dëshiron të luajë për trajnerin Pep Guardiola, menaxher i Manchester Cityt.

Neymar ka hedhur dyshime në lidhje me mundësinë e transferimit në Real Madrid në rast të largimit nga Paris Saint-Germain.Sulmuesi brazilian ka thënë se dëshiron të luajë për trajnerin Pep Guardiola, menaxher i Manchester Cityt.“Gjithmonë kam dashur të luaj për Guardiolën”, deklaroi Neymar gjatë një interviste për “ESPN”.

“Por, fatkeqësisht kam ardhur një vit pas largimit të tij te Barcelona, do të më pëlqente të luaj për të”, theksoi ai.