Dy përforcimet e kërkuara nga Guardiola për sezonin e ri

Pep Guardiola ka identifikuar dy blerjet e reja për skuadrën e tij, Manchester City.
Pep Guardiola kërkon dy përforcime të mëdha për sezonin e ri në Manchester City.Menaxheri kampion i Premierligës ka identifikuar dy blerjet e reja për skuadrën e tij.

Guardiola kërkon një mesfushor të ri dhe ka shfaqur interesim për yllin e Napolit, Jorginho, përcjell “lajmi.net”.Por, ai planifikon të blejë edhe një sulmues të ri pas spekulimeve se Sergio Aguero mund të largohet nga Manchester City, gjatë afatit kalimtar të verës.