Para finales së madhe, ja çfarë i detyroi Klopp që të bëjnë lojtarët

Marseille-Atletico, finalja e Europa League është përcjell me vëmendje nga e gjithë skuadra e Liverpoolit, që po qëndron në Marbella, në Malaga në vargun e përgatitjeve për finalen e Kiev kundër Realit.

Ka qenë një sezon mbresëlënës për Liverpoolin që mund ta kurorëzojë me trofe më 26 maj në Kiev, kur në finale të Champions League do të përballet me Real Madridin, kampionin aktual të kësaj gare.

Klopp është duke u përgatitur për këtë finale në Spanjë, në Malaga. Ata arritën në Marbella të mërkurën mbrëma, duke bërë disa stërvitje të lehtë në mbrëmje, dje më shumë ndërsa sot dhe nesër pritet të rritin intensitetin për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e Kiev.

Jo gjithçka është relaksuese, Klopp “detyroi” lojtarët ta shikojnë finalen e Europa League dhe iu tha atyre: “Nga ndeshje të tilla mësoni shumë”, bën të ditur AS.

Në fund, ai ia rikujtoi lojtarëve se Atletico di si t’i luajë këto ndeshje dhe shembulli më i mirë ishte kur Marseille po dominonte gjithçka deri në minutën e 20 kur shfrytëzoi një gabim në mbrojtje Griezmann, për të shënuar gol – këtë Klopp e ka kërkuar nga lojtarët që të bëjnë kundër Real Madridit.

Të jenë të vëmendshëm dhe të mundohen që të shfrytëzojnë çdo humbje të topit nga ana e ekipit të Zinedine Zidane dhe hapësirat që do t’i lënë në mbrojtje kur do të sulmojnë si Marseille, që në fund humbi 3-0.