Zyrtare: Uefa tregon se a do të dënohet Buffon për sjelljet në ndeshjen Real-Juve

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka lënë të kuptohet se Gianluigi Buffon do të shmangë dënimin për sjelljet e tij ‘të papranueshme’ gjatë takimit Real Madridit-Juventus.

Skuadra e Real Madridit kishte kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi kishte mposhtur Juventusin me rezultatin total 4-3, me një penallti të dyshimtë të akorduar në ndeshjen e dytë në minutën e 93’të të takimit, që ishte shndërruar në gola nga Ronaldo, shkruan GazetaBlic

Pas akordimit të penalltisë, Buffon dhe lojtarët e tjerë të Juventusit kanë reaguar ashpër kundër gjyqtarit të ndeshjes (Michael Oliver).

“Pas ndeshjes kam biseduar me shumë njerëz, me Agnelli, me Collina…” tha Ceferin për La Stampa.

“Ishte një situatë e veçantë. Kishte kaq shumë pasion në rrezik, por është e vështirë për të nxjerrë topin nga pika e bardhë ndërmjet fyerjeve.”

“Sigurisht, reagimi i Buffon nuk është i justifikueshëm. Është njerëzore e kuptueshme, por jo e pranueshme.”

A e teproi? Sigurisht. Ai është një zotëri dhe jo një person që bën probleme në fushë, por ajo që është e gabuar është e gabuar.”

“Ka një procedurë disiplinore dhe nuk do të hyj në të. Sidoqoftë, besoj se ai do të mungojë vetëm për kartonin e kuq”, përfundoi ai.