Uefa vjen me një rëndësishëm për Romën

Shefi i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thotë se ai nuk do të ndëshkojë Romën për veprimet e tifozëve para ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Tifozi i Liverpoolit, Sean Cox është në gjendje kritike pasi u sulmua nga dy ultras të Romës jashtë Anfield para disfatës 5-2 të Romës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve muajin e kaluar, por Ceferin sugjeroi që ai do ta linte këtë incident tek autoritetet, shkruan GazetaBlic

“Debati është i vazhdueshëm dhe i gjallë”, tha ai për La Stampa.

“Unë nuk e di nëse mund të ndëshkojë klubin për veprimet e paparashikueshme të një të çmenduri – sepse kjo nuk do të ndryshojë aspak situatën.”

“Drejtësia duhet të jetë më e ashpër me këto raste. Ne kemi nevojë për bashkëpunim.”

“Duhet të zgjerohet tavolina kur bëhet fjalë për planifikimin e sigurisë”, përfundoi ai.

Vlen të theksohet se Liverpooli dhe Real Madridit do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve me 26 maj.