Sa i madh është Klopp, kështu ia dhe “myzhden” Arnoldit se do të jetë në Botëror

Selektori i Anglisë, Gareth Southgate ia ka lënë ekskluziven Jurgen Kloppit për t’i dhënë Trent Alexaner Arnoldit lajmin befasues se do të jetë në Kampionatin Botëror me “albionët”.

Në seancën stërvitëse që Liverpooli po i mbanë në Spanjë, Klopp i ka bërë surprizën mbrojtësit të ri anglez me një skenar të ëmbël.

Para të gjithë futbollistëve, Klopp iu ka thënë atyre se ka disa pyetje për ta. Pyetjet i nisi pikërisht me atë që deshi t’i tregoi surprizën ndoshta më të bukur në jetë.

“Trent, më thuaj se çfarë planesh ke në verë, pas finales së Championsit? ishte pyetja që Klopp ia bëri anglezit para bashkëlojtarëve.

“Jo, asgjë speciale. Një pushim të thjeshtë, jo diçka speciale” ishte përgjigja e Arnold.

“Mirë pra, mos bëj plane të kota sepse ti sapo ke marrë ftesën nga Anglia për të luajtur në Kampionatin Botëror” ishte përgjigja e Klopp që e la të shtangur mbrojtësin 19 vjeçar.

Pas kësaj, Arnold thuhet se ka filluar të qajë, ndërsa Klopp i ka treguar ftesën e dërguar nga selektori Southgate